E Diel, 1 Nëntor 2026

Franceska Me vjen inat qe Genta iku ne dhome me Liamin e qe me nominoi Ermali e Eri Mos i jep rendesi

Pak minuta me vone pas bisedave Genta Liami dhe Arbri vendosin te flene ne dhomen tjeter te gjumit vazhdojne ende te bisedojne rreth ngjarjeve ne spektakel. Franceska ndodhet ne te njejten dhome me Ermalin dhe Erionin. Ajo eshte e merzitur nga fakti qe Genta eshte larguar nga dhoma dhe po bashkohet me Liamin. Mos e trego qe te intereson kaq shume shprehet Erioni. Ermali e qorton qe ajo e thote me ze te larte kete gje. Nuk kam cte bej me vjen inat shprehet Franceska. Erioni ka nje parandjenje se kete jave mund te eliminohet e thote se eshte i kenaqur qe ka arritur deri ketu. Franceska mendon se Erioni eshte i vetmi qe nuk ka bere loje brenda shtepise dhe se ne te gjitha edicionet ka nga nje banor te tille.

Ata fillojne te diskutojne serish qendrimin e Gentes. Iku te shoku shprehet Franceska. Ajo eshte e poshter thote Ermali. Ndersa Franceskes i ben pershtypje fakti qe Genta e ka nominuar kur ka krijuar zenka me Arbrin gjate gjithe kohes. Ti duhet ta kesh kuptuar se si eshte ajo i thote Ermali. Ndersa Franceska thote se nuk e ka problem nominimin por nuk i ka pelqyer reagimi i saj. Fakti qe e thua do te thote qe e ke problem por mbylle gojen dhe fli i thote Ermali.

Pak minuta me vone te tre banoret vendosin te flene duke folur se fundmi per surprizen e Ermalit. Duke i uruar naten e mire njeri-tjetrit ata shtrihen per te fjetur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›