E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franceska Me vjen zor qe ti flas babit per Ermalin

Disa nga banoret ulen ne tavoline per te darkuar me njeri-tjetrin ndersa Edgari Erioni Liami dhe Ermali flasin per rregullat e futbollit.

Ndersa banoret ne kuzhine flasin per minuta te tera per futbollin dhe rregullat e tij disa nga banoret si Genta Franceska Meti dhe Klaudja dhe Arbri shkojne ne dhomen e gjumit dhe bisedojne te shtrire neper krevatet perkates. Franceska mendon se si do te jete dalja e saj nga shtepia dhe momenti kur do ti duhet qe te flase me te atin per marredhenien e saj me Ermalin. Sa zor qe me vjen ti them babit shprehet Franceska. Pse tani e more vesh ti kete gje i thote Genta duke qeshur. Franceska e mendon si me te veshtire tani qe e ka provuar se eshte e lidhur me Ermalin.

Me pas te gjithe banoret shkojne ne dhomen e gjumit dhe fillojne te diskutojne per cigaret. Ata i ngrene krevatet nje edhe nga nje per te pare se mund ti kete rene ndonje pa dashje por nuk gjejne asnje cigare tjeter.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›