E Diel, 1 Nëntor 2026

Franceska e shqetesuar per fustanin e se shtunes Genta i pret serish floket

Banoret kane dale ne kopsht e fillojne te bisedojne me njeri-tjetrin duke u ngrohur nen rrezet e diellit e duke marre rreze te veshur me rrobat e banjes. Genta shpreh deshiren per te pasur nje liber ose nje reviste ne menyre qe te kishte dicka ndryshe me te cilen te kalonte kohen. Ndersa Ermali mendon se prinderit e tij do te jene ne plazh sot duke qene se dita eshte shume e bukur dhe e ngrohte.

Me vone Arbri dhe Ermali shkojne ne dhomen e gjumit e fillojne te kerkojne per cigare pasi i jane mbaruar cigaret e tyre. Ata levizin krevatet dhe dollapet ne kerkim te cigareve por rezulton se nuk ka ne asnje cep te shtepise.

Franceska eshte e shqetesuar se cfare fustani do te veshe per spektaklin e fundit dhe ia shpreh kete shqetesim Ermalit por Ermalit i duket pa shume rendesi ky detaj. Ajo i kerkon mendim nese fustani mund te jete i gjate apo i shkurter por Ermali ia le asaj ne dore dhe thote se mund ta zgjedhe si te doje ajo.

Ndersa Genta dhe Liami rrine ne nje cep tjeter te kopshtit duke marre rreze dielli ne heshtje.

Pak me vone Genta dhe Ermali shkojne ne banje pasi Genta kerkon qe ti prese floket. Ermali eshte ai qe ia pret duke ia qethur me makine pjesen mbrapa. Ndersa Arbri qe shkon atje dhe i shikon qesh me Genten duke thene se i duket si mashkull.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›