Frank Lampard afër Milanit

Mosinteresimi i madh i Chelseat për ta mbajtur në skuadër ka bërë që Frank Lampard të mendoj seriozisht largimin nga Chelsea. Sipas lajmeve të fundit nga Italia dhe Anglia, Lampard duket të jetë pranë kalimit në Milan.
Mesfushori fantastik anglez pritet të përfundoj bisedimet me gjigandin nga Italia e cila thuhet se i'a ka paraqitur ofertën e çmueshme agjentit të tij.
Edhe ashtu Lampard thuhet se po dëshiron të shijoj në fund të karrierës një kampion tjetër. Lampard ka ofertë edhe nga LA Galaxy por që më parë thuhet se do të zgjedhë Milanin./Indeksonline/