E Martë, 3 Nëntor 2026

Franko Burraj me objektiva të larta

Franko Burraj vazhdon të shkëlqejë në atletikë, ndërsa ishte më i miri në Kampionatin Dimëror, i cili u zhvillua në Elbasan javën e kaluar.

“Gara me një rezultat shumë të mirë që unë kisha vite që nuk e arrija në Elbasan. Madje duke patur parasysh që është fillimi i viti dhe me këtë rezultat jemi shumë konkurrent në garat e tjera”, thotë Franko Burraj.

Ndërkohë Burraj më 10 shkurt do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll, kuptohet me objektiva të larta.

“Për momentin shpresojmë zonën e medaljeve dhe pse jo edhe vendin e parë”, shpjegon Burraj.

Po kështu ai do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura në Gllazgou, ndërsa Burraj mund të arrijë normën e përfaqësimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, gjë të cilën deri më tani nga atletika shqiptare e ka arritur vetëm Luiza Gega.

 “Kampionati Botëror është i një rëndësie të veçantë. Natyrisht ne synojmë që të kalojmë raundin e parë deri në gjysmëfinale. Pastaj të shohim, por gjithmonë synojmë të thyejmë rekordin kombëtar”, përfundon Burraj. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›