Fratini: Klasa politike të bashkëpunojë për integrimin
Në këtë kuadër ai shtoi se Shqipëria e meriton liberalizimin e vizave me BE dhe se Italia do të vazhdojë mbështetjen e saj të fuqishme në këtë drejtim.
Gjithashtu, Fratini, shprehu bindjen se Shqipëria do të jetë gati për statusin e kandidatit. Në këtë kuadër, ai theksoi nevojshmërinë e bashkëpunimit të të gjithë faktorëve politikë në shërbim të reformave të ndërmarra, dhe nënvizoi se progresi politik vjen vetëm duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një takimi me homologun shqiptar Ilir Meta, në Budva të Malit të Zi. Qeveria italiane është një nga mbështetëset më të mëdha për Shqipërinë në proceset integruese.