Fratini: Te krijojme Miqte e Jemenit

Ministri i jashtem italian Franko Fratini deklaroi se objektivi i vendit te tij ne samitin kushtuar Jemenit, qe do mbahet ne Londer eshte krijimi i nje grupi nderkombetar “Miqte e Jemenit”.
Synimi sipas shefit te diplomacise italiane do te jete ndihma e gjithanshme ne luften kunder terrorizmit, sfidat e sigurise dhe zhvillimin e vendit pa u dashur nderhyrja nga jashte.Ky eshte propozimi i dyte i diplomacise italiane ne strategjine e luftes kunder terrorizmit. Pak kohe me pare Roma propozoi nje konference nderkombetare per Somaline, ku te shqyrtohej mundesia e nje nderhyrjeje te OKB-se.