Fratini:Ka shpresa per Kroacine
Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini deklaroi dje ne Trieste se ekzistonin shpresa realiste qe Kroacia te anetaresohej ne BE ne vitin 2010 dhe i kerkoi Lubjanes te tregohej me fleksibel perballe Zagrebit. 'Italia e ndihmoi Sllovenine t'i bashkohej Bashkimit Evropian, keshtu qe eshte ne pritje qe Lubjana te tregoje fleksibilitet perballe Zagrebit brenda nje kohe te pranueshme', deklaroi Frattini. Çdokush duhet te beje pjesen qe i takon', theksoi ai duke shtuar se te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian ishin te kenaqura me pranimin e Kroacise ne NATO. Sllovenia po bllokon negociatat e anetaresimit te Kroacise ne BE per shkak te nje mosmarreveshjeje kufitare.