E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini: Stop ushtareve ne misione

“Me shume ushtare nuk mund t’u japim duke pare numrin e madh te ushtarakeve italiane te impenjuar ne misione te ndryshme ne bote”. Keshtu eshte shprehur ministri i Jashtem i Italise, Franco Frattini ne nje interviste televizive ne lidhje me nje kerkese te bere nga presidenti amerikan Barack Obama.

Megjithate shefi i diplomacise italiane ka theksuar se Italia mund te ndihmoje ne stervitjen e ushtrive te vendeve ku ata jane me mision.

“Italia mund te beje me shume per formimin dhe stervitjen e ushtrive te vendeve ku ushtaret tane jane me mision. Gjithashtu mund te ndihmojme ne krijimin e nje strategjie qe te afroje prezencen ushtarake me rindertimin civil”, eshte shprehur Frattini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›