E Martë, 3 Nëntor 2026

Frika nga Rusia, Norvegjia rihap tunelet ku mund të strehohen edhe nëndetëset bërthamore amerikane

Pranë kufirit verior të Norvegjisë me Rusinë, përtej Rrethit Polar Arktik, bunkerë të fshehur në thellësinë e shkëmbinjve po rikthehen në funksion pas dekadash harrese. Të ndërtuara gjatë Luftës së Ftohtë, këto struktura sekrete po restaurohen nga autoritetet norvegjeze për t’u përballur me tensionet e reja ndërkombëtare dhe kërcënimin gjithnjë e më të afërt nga Rusia.

Frika nga Rusia, Norvegjia rihap tunelet ku mund të strehohen edhe

Dy prej bazave më të rëndësishme ushtarake që po rihapen janë stacioni ajror i Bardufoss dhe baza detare Olavsvern. Bardufoss, e ndërtuar në vitin 1938 dhe përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore, më vonë u kthye në një mbrojtje ajrore ndaj kërcënimeve sovjetike, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, baza detare Olavsvern, e futur thellë në një mal dhe e mbrojtur nga 275 metra shkëmb, ishte një pikë strategjike kundër Flotës së Veriut të Bashkimit Sovjetik. Sot, edhe Marina e SHBA-së po shqyrton përdorimin e saj për strehimin e nëndetëseve bërthamore.

Me rikthimin e këtyre bazave dhe modernizimin e tyre, Norvegjia po përgatitet për skenarë lufte që deri pak vite më parë dukeshin të paimagjinueshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›