“Frustrimi i qytetarëve s’erdhi nga hiçi!”- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet! Lufta ndaj korrupsionit, më dobët se…
Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka reaguar sërish ndërsa në Tiranë vijojnë protestat e studentëve, duke ngritur shqetësime për gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, situatën me korrupsionin, e të tjera.

Në një reagim në rrjetet sociale, Jaço i referohet Indeksit Botëror të Shtetit të së Drejtës 2026, të publikuar në tetor, sipas të cilit Shqipëria ka shënuar rezultatin më të ulët që nga viti 2015, duke u renditur e 91-ta mes 143 vendeve.
“34 vende pas Malit të Zi. 32 pas Kosovës. 26 pas Maqedonisë së Veriut. Edhe Ukraina në luftë është para nesh”, shkruan Jaco, duke krahasuar pozicionin e Shqipërisë me vendet e rajonit.
Jaço rendit katër problematika që, sipas tij, pasqyrohen në indeks, ngecjen e Shqipërisë në raport me rajonin, rezultatet në luftën kundër korrupsionit, dobësimin e mekanizmave të kontrollit mbi pushtetin dhe distancën me Bashkimin Europian në drejtim të pavarësisë së drejtësisë.
Sipas të dhënave që ai citon, Shqipëria ka marrë 0.37 pikë nga 1 për treguesin e korrupsionit, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian është 0.73 pikë. Po ashtu, ai thekson se përkeqësimi i treguesve nuk mund të konsiderohet thjesht një luhatje e përkohshme.

Postimi i Enio Jaços: Shteti i se drejtes ne Shqiperi, ne nivelin me te ulet ne 10 vjet
Ne Indeksin Boteror te Shtetit Ligjor 2026 (te sapo-publikuar ne Tetor), Shqiperia ka rezultatin me te ulet qe nga 2015. Eshte e 91-ta nga 143 vende.
34 vende pas Malit te Zi. 32 pas Kosoves. 26 pas Maqedonise se Veriut. Edhe Ukraina ne lufte, eshte para nesh.
Integrimi europian eshte prioriteti qe bashkon qeverine, opozitën dhe shoqerine civile. Dhe ne negociatat me BE-ne, shteti i se drejtes hapet i pari dhe mbyllet i fundit. Pra, keto numra kane rendesi.
Indeksi tregon 4 gjera:
E para. Rajoni po perparon, Shqiperia jo. Qe nga 2021, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja jane permiresuar. Shqiperia dhe Serbia kane rene.
E dyta. Korrupsioni. Shqiperia ka rezultatin me te dobet nga gjashte vendet e Ballkanit Perendimor, me poshte edhe se Serbia. 0.37 nga 1. Mesatarja e BE-se eshte 0.73.
E treta. Kontrolli mbi pushtetin. Edhe pse SPAK ka sjelle rezultate, roli i gjykatave si kontroll mbi qeverine ka rene 43% nga 2015. Pjesemarrja qytetare ka rene 30%. Frustrimi dhe protestat nuk erdhen nga hiçi.
E katerta. Distanca me BE-ne. Per pavaresine e drejtesise nga qeveria, Shqiperia merr 0.27. BE-ja ka 0.72. Me pak se gjysma.
Kjo nuk eshte luhatje e nje viti. Ne 2015 Shqiperia kishte 0.52. Sot ka rene ne 0.48. Pas me shume se nje dekade reformash, jemi me poshte se ku nisem.
Shteti ligjor nuk fitohet me fjalime. Ai matet. Dhe rezultatet kerkojne pergjigje.