E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshati Rama sulmon Berishen

Lideri i opozitës Edi Rama sulmoi Kryeministrin Sali Berisha dhe konventen e Partise Demokratike qe u organizua një ditë më pare për fshatin.

Ai e krahasoi Berishen me nje turist qe zbret per te eksploruar vendin, pasi sipas tij eshte i rrethuar nga propaganda, e cila nuk e mban dot ne kembe. Gjate prezantimit te programit ne Durres, lideri i opozites tha se ai ofron nje vizion te ri dhe zhvillim per fshatin. "Sot durrsakët duhet të votojnë për një Durrës europian, që fëmijët e tyre të shkojnë në shkolla ku gjejnë mësues dhe jo ushtarë partie, sot durrsakë duhet Zgjedhjet 2013Testi i parë i numërimit elektronik LSI: Berisha t'i thërrasë arsyes Berisha: Rama mashtron emigrantët të votojnë që dyqanet e tyre të fillojnë të çlirohen nga borxhet marramendëse që ju kanë borxhlinjve, sot durrsakët duhet të votojnë që të ketë më shumë punë, të votojnë që deti i Durrësit të kthehet në platformën e një industrie përpunuese, të votojnë që ne të transformojmë vijën bregdetare të Durrësit, në një vije bregdetare që të jetë vazhdim i vijës bregdetare i Adriatikut, nga Kroacia deri poshtë në Greqi dhe jo të jetë një ndërprerje që duket sikur mbasi vazhdon nga lart deri këtu, këtu kthehesh papritur në mesjetë, ose përfundon në ato lagjet e atyre vendeve mbrapa Diellit. Sot durrsakët duhet të votojnë thjesht dhe vetëm për veten e tyre dhe për familjen e tyre. 23 qershori është më shumë se asnjëherë tjetër qysh nga viti 1992, një zgjedhje midis rrënimit dhe Rilindjes. Nëse Shqipëria rilindi një herë me rrëzimin e regjimit komunist, Shqipëria sot duhet të rilindë përsëri, duke u ndarë nga pushteti i një partie familjare që kërkon t'i tërheqë për hunde gjithë shqiptarët dhe që është kthyer në sekelldi kombëtare në sytë e gjithë botës", tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›