E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fshati që synon turizmin/ Të huajt zbulojnë Barkaneshin, me potencial të jashtëzakonshëm natyror

Të udhëtosh në Barkanesh duket një mision i vështirë, por pas mbërritjes në fshat, gjendesh me një peizazh mahnitës. Rruga nga qyteti i Krujës për në fshat është e amortizuar, por harrohet teksa sheh pamjen ku nga njëri krah duken vargmalet e Skënderbeut e në pjesën tjetër duket një pjesë e kryeqytetit, Durrësit dhe pjesa e hapësirës deri në qytetin e Lezhës.

Disa minuta të tjera udhëtim, sërish me rrugë të vështirë, pas një kodrine duken shtëpitë e fshatit Barkanesh, diku të shpërndara e të tjera në qendër, pranë një burimi të hershëm.

Në fshat janë disa familje, e banorë kanë mbetur pak.

Ata pak banorë që jetojnë në Barkanesh, kanë filluar të zgjerojnë kultivimin e kulturës së ullirit dhe pemëtarisë në përgjithësi.

Turistë nga vende të ndryshme të botës e kanë zbuluar këtë fshat me potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Për banorët, Barkaneshi kërkon investime që do ta ndihmonin zonën në shndërrimin e një destinacioni turistik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›