E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fshatrat e Bashkisë Pustec së shpejti me ujë 24 orë

Prej vitesh 9 fshatrat e Bashkisë Pustec vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Një problem i cili ka sjellë gjithmonë shqetësim tek banorët e kësaj bashkie. Me një financim të Qeverisë Shqiptare është aprovuar fondi që në fillim të viti 2021 të mund të nisnin punimet për zgjidhjen e problemit të ujit. Gjithashtu është aplikuar për një fond edhe për kanalizimet e ujrave të zeza.

Gjatë viti që po lemë pas në këtë bashki janë kryher disa punime të cilat kishin vitë që nuk ju ishte dhënë zgjidhje si në kanalizime , toka bujqësore, pyje etj.

Në bashkëpunim me Rezervën Ndërkufitare të Biosferës Prespë së fundmi është bërë e mundur mbjellja e 1100 fidanëve të rinj të blirit, konkretisht në rrugën e Kallamasit dhe Gollomboçit. Ky projekt do të shtrihet sipas kryebashkiakut Kolefski edhe në fshatrat e tjerë, me synimin për u kthyer në identitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›