E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fshehën drogë në kutinë e karameleve/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë, të moshës 36 dhe 31 vjeç  kanë ranë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me kokainë.

Ndërhyrja e policisë u zhvillua në Città della Pieve. Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet ranë në gjurmët e shqiptarëve, pasi vunë re lëvizje të dyshimta të tyre gjatë udhëtimit me makinë.

Pas ndalimit nga autoritetet u bë kontrolli në automjetin e të rinjve, ku u vu re se në një kuti të vogël metalike karamelesh, ku u gjetën 13 doza kokainë.

Gjithashtu efektivët gjetën edhe para me vlerë mbi gjashtë mijë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›