E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesa e Berishës për emigrantëtRama: Propozim në hava, të ikë!

Të tjera rreth shkrimit #Koha April 13, 2013 TIRANE - Propozim në hava. Është ky komenti i liderit socialist Edi Rama si përgjigje e ftesës së sotme të kryeministrit Berisha për të diskutuar në tavolinë çështjen e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 23 Qershorit.

Përmes një statusi në rrjetin social Tuitter, kryesocialisti e argumenton qëndrimin e tij me faktin që Berisha e ka kundërshtuar për 8 vjet rresht votimin e emigrantëve në vendet ku ata jetojnë.

“Koha për të ikur”, përfundon numri një i opozitës.

Cfare paniku prej veres se vetmise se madhe! Propozim ne hava per voten e emigranteve kur e kundershtoi tete vjet rresht! #Koha per te ikur

— Edi Rama (@ediramaal) April 13, 2013

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›