E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftesa e Ramës, Berisha: Takohemi sot, nesër mbledhim Kuvendin. Takim vetëm për tre ligjet

Berisha në mbledhjen e Grupit të PD

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka pranuar ftesen e Rames per nje tryeze per ligjet e kerkuara nga KE-ja, duke perjashtuar oren e propozuar nga Rama, si pamundesi per shkak te axhendes.

Duke folur ne mbledhjen e grupit te PD-se, Berisha ka ftuar Ramen te lene nje tjeter ore takimi, duke i lene mundesi gjithe pasditen e sotme, ose edhe te neserme. Ndonese ka sugjeruar qe e mira do te ishte te takoheshin sot e neser te mblidhej Kuvendi per votim.

“Pas ftesës ose gatishmërisë për t’u takuar me zotin Rama, konfirmoj para qytetarëve se jam i gatshëm në cdo kohë e në cdo vend të takohem. Ka dhënë një përgjigje se më fton nesër në 10.00, në Sheraton por shprehet i gatshëm të pranojë sugjerimet e mia. I kërkoj që të takohemi sonte në cdo kohë, ose nesër pasdite se axhenda ime në 10.00 është jashtë mundësive të mia. Ajo që kam mundësi, sot pasdite në cdo orë e kohë dhe nesër pasdite kur të dojë”- tha Berisha.

Sipas tij, tryeza e propozuar duhet te jete serioze e jo bllokuese. Ai ka thene se eshte i gatshëm të takohet me Ramën në mjediset e këtij parlamenti, në cdo format, e me cdo bashkepunetor qe Rama te caktoje, duke shtuar se ai ka tashme te zgjedhur Astrit patozin.

“Nuk kam ndonjë problem, me cilin të dojë, do diskutoj dhe me aleatët që jam i bindur se do të jenë plotësisht dakord, i vetmi problem është se kur të takohemi duhet të takohemi për tre ligjet, e bëj këtë specifikim se nëse thuhet edhe Fieri aty nuk mund të pranojë, pasi këto tre ligje janë kërkuara nga KE për tu votuar, shkoj në këtë takim i hapur për të dëgjuar Ramën për cdo propozim për këto tre ligje. Por duhet të jemi realë, bashkëpunëtorët të qartësojnë axhendën dhe nëse jeni dakord të diskutojmë për tre ligjet”- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›