Ftesa e Ramës për koalicion parazgjedhor, LSI e FRD refuzojnë
Ftesës së bërë një ditë më parë nga ana e kreut socialist, Edi Rama përmes konferencës novatore në Twitter i janë përgjigjur negativisht dy partitë, LSI e FRD. Kreu i PS i ftoi këto dy parti që të bëhen pjesë e koalicionit parazgjedhor për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Por, ndërsa për nënkryetarin e LSI-së, Ylli Manjani, oferta e kreut të PS-së nuk është zyrtare dhe serioze dhe si e tillë nuk mund të merret në konsiderate, për numrin numri dy të FRD-së, Aleksandër Biberaj, FRD vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim të deklaruar dhe më parë se nuk do të bëjë koalicion për zgjedhjet as me PD-në, as me PS-në dhe as me LSI-në.
7 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)
Ftesa e Ramës për koalicion parazgjedhor, LSI e FRD refuzojnë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP