E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ftesë nga hyzmeqari i pronarit të tij”, PD refuzon Begajn për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme.

PD e ka cilësuar ftesën e kreut të shtetit si një formalitet, pasi sipas tyre data e zgjedhjeve është caktuar nga ata vetë.

I pyetur nga Vizion Plus, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha: “Ftesë nga hyzmeqari që të na komunikojë datën e caktuar nga pronari i tij”.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›