E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Jo me shtete te reja ne Ballkan

Komisioneri i ri per Zgjerimin, Stefan Fule ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk e perkrah idene e formimit te shteteve te reja ne Ballkan.

Fule ka theksuar se Brukseli eshte i gatshem te dale me nje qendrim te ri ndaj Bosnje e Hercegovines, me qellim qe ky vend te lidhet me BE-ne.

“Eshte dicka thelbesore vazhdimi i marreveshjes se Dejtonit. Celesi qendron tek ndryshimet kushtetuese ne BeH, te cilat duhet te bejne qe vendi te perfshihet fuqishem ne BE”, ka pohuar Fule.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›