Fule: Palët të gjejnë zgjidhje sipas kushtetutës dhe transparencës
Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ka shprehur shqetësim për situatën politike në Shqipëri.Në një intervistë për BBC-në Fule ka theksuar se greva e urisë së deputetëve dhe përkrahësve të opozitës në Tiranë rrezikon t'i ashpërsojë edhe më shumë qëndrimet e palëve duke shtuar se të dyja palët kanë përgjegjësi për gjetjen e një zgjidhjeje.
"Unë jam vërtetë i shqetësuar për mungesën e dialogut politik konstruktiv si dhe mungesën e funksionimit të plotë të parlamentit. Ky është shqetësimi i përgjithshëm. Por, unë jam shumë i shqetësuar nga kjo grevë urie pasi kjo rrezikon t'i ashpërsojë edhe më tej qëndrimet. Eventualisht, këto rreziqe mund të çojnë në shtimin e konfrontimit. Dhe pika e fundit në këtë çështje të rëndësishme është diçka që unë e kam përsëritur disa herë se të gjitha partitë politike, ato në qeveri dhe ato në opozitë, kanë përgjegjësi të gjejnë zgjidhje për situatën aktuale politike, bazuar në dy parime - kornizën kushtetuese dhe transparencën" theksoi Fule.
Ai shtoi gjithashtu se është fakt se greva e urisë e shton më shumë përgjegjësinë mbi shpatullat e zotit Rama, përgjegjësi për të garantuar mirëqënien dhe shëndetin e njerëzve që protestojnë para kryeministrisë.