Fule Vijoni kompromisin per reformat

Komisioni Evropian mirëpriti miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor
duke lavdëruar qeverinë dhe opozitën për bashkëpunimin konstruktiv në
këtë fushë.
Megjithëse vlerësohet si një hap i rëndësishëm, reforma zgjedhore nuk është i vetmi prioritet i opinionit, prandaj Brukseli i bën thirrje palëve të vijojnë me të njëjtën frymë për heqjen e imunitetit dhe miratimin e reformës për Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Në komunikatën për shtyp, të lëshuar nga zyra e Komisionerit për zgjerim Stefan Fule, të gjitha palët inkurajohen të japin kontribut e të tregojnë sjellje konstruktive, thelbësore kjo që Shqipëria të mund të hedhë hapin e radhës drejt BE-së këtë vit.
Trojka: Vijoni me reformat
Trojka e ambasadorëve ka përshëndetur votimin me konsensus të Reformës Zgjedhore. Tre ambasadorët, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE-së Ettore Sequi dhe i OSBE-së Eugen Wollfarth kanë theksuar se i njëjti vullnet politik duhet të vijojë edhe për dy çështjet e tjera si reforma parlamentare dhe heqja e imunitetit.
Në një prononcim për mediat menjëherë pasi Kuvendi miratoi me konsensus ndryshimet në kodin zgjedhor, ambasadori Arvizu u shpreh i suprizuar pasi nuk e priste. “Kur flasim për mungesën e besimit është fakt i trishtueshëm, por do jem i sinqertë me ju, nuk e kisha menduar se do e miratonin reformën zgjedhore. Hapi tjetër në Kuvend të jetë heqja e imuniteteve. Palët duhet të jenë nën një zë për heqjen e imunitetit” deklaroi Arvizu.
Ndërsa ambasadori i BE-së Ettore Sequi përgëzoi të dyja palët për përfundimin e reformës zgjedhore duke theksuar se miratimi i kodit është një hap përpara drejt integrimit. Ai gjithashtu ka theksuar se si heqja e imunitetit ashtu edhe reforma parlamentare janë dy çështje me rëndësi për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Gjithashtu edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së mirëpret miratimin nga Kuvendi të Kodit të Ri Zgjedhor të Shqipërisë dhe bën thirrje për trajtimin e çështjes së imunitetit
"Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor pas një procesi gjithëpërfshirës negociatash, përbën një hap të madh për Shqipërinë drejt demokratizimit të mëtejshëm të vendit", tha Wollfarth.