E Martë, 3 Nëntor 2026

Fulham mposht Uest Hamin, Broja aktivizohet në minutat shtesë

Fulham fitoi derbin me Uest Hamin me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për raundin e 33-të të Premier League.

Miqtë zhbllokuan takimin në minutën e 9’ me Pereiran, që zhbllokoi sfidën dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Në fraksinon e dytë protagonist ishte po Pereira, i cili shënoi golin e dytë dhe të fundit të kësaj sfide në minutën e 72’.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Broja u aktivizua në minutën e 90+2’ në vend të Rodrigo Muniz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›