Fullani: Norma bazë e interesit nuk ndryshon

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani
TIRANE- Banka e Shqipërisë ka vendosur te lere te pandryshuar normën bazë të interesit, ne 4%.
Lajmin e ka dhene guvernatori i BSH-se, Ardian Fullani gjate nje konference per shtyp, ne te cilen ka paraqitur raportin mujor të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Sipas tij, Këshilli mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë mendon se kushtet monetare janë të përshtatshme për të siguruar objektivin e inflacionit në një periudhë afatmesme dhe forcon stimulin monetar të kërkesës për rritje ekonomike në vend.
Guvernatori ka bere me dije se gjatë 3 mujorin të dytë dhe të tretë ka pasur një rritje pozitive të ngadaltë të aktivitetit ekonomik të vendit.
Nderkohe qe të dhënat më të fundit tregojnë se konsumi ka pësuar rënie duke bërë të mundur rritjen e kursimit të familjeve shqiptare por gjithashtu rënie kanë shënuar edhe investimet private në vend.