E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani Norma baze mbetet 4 per qind

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar të martën në një konferencë për shtyp se norma bazë e interesit do të mbetet në kuotën 4 për qind.

“Norma bazë e interesit mbetet 4 për qind. Ndërkohë, ka një rritje të normës së inflacionit që ka filluar gjatë muajit korrik”, ka thënë Fullani.

Përsa i përket konsumatorit, numri një i Bankës së Shqipërisë ka nënvizuar se kjo kategori vijon të jetë e orientuar drejt kursimit.

“Rritja e konkurrencës së produkteve tona duhet të jetë prioritet”, ka shtuar më tej Fullani në konferencën përpara gazetarëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›