Fullani Rrezikohet rritja ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani paralajmëroi të mërkurën se ekonomia rrezikon të hyjë në një spirale negative ku rënia e konsumit dhe investimeve po përkeqëson treguesit e tjerë, duke cënuar prespektivën e ekonomisë.
“BSH gjykon se frenimi i konsumit nga pasiguria mbi ecurinë ekonomike mund të shndërrohet në një spirale ndikimesh negative të ndërsjellta të treguesve ekonomikë në të ardhmen. Tkurrja e konsumit ka shkaktuar rënien e kërkesës së brendshme, duke çuar në ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe rënien e të ardhurave familjare në të ardhmen”, deklaroi Fullani.
Ndonëse vazhdon t’i qëndrojë skenarit se rritja ekonomike do të mbetet pozitive edhe për vitin 2012, këtë radhë tonet në raportin e Këshillit Mbikëqyrës kanë qenë më pak optimiste se herët e tjera.
“Aktiviteti ekonomik në vend do të mbetet i ulët për shkak të konsumit të ulët, investimeve të pakta dhe mungesës së stimulit fiskal”, theksoi Fullani.
Edhe kushtet financiare mbeten të shtrënguara. Stimuli që Banka e Shqipërisë ka tentuar të japë përmes uljes së normës bazë nuk po përcillet në tregun e kredive dhe në këtë pikë guvertnatori kërkon bashkëpunimin e bankave.
“BSH është në pritje të përcjelljes më të plotë në ekonomi të vendimeve të mëparshme. Sistemi bankar duhet të jetë më fleksibël dhe më i vëmendshëm ndaj sektorëve fitimprurës të biznesit, që ka mundësi investimesh në ato kapitale të pashfrytëzuara”, tha më tej guvernatori.
Banka e Shqipërisë thotë se ekonomia shqiptare i ka mundësitë për një rritje të qëndrueshme, ndaj bën thirrje që familjarët të rrisin konsumin dhe biznesi të shohë mundësitë për investime të reja.
Këshilli Mbikëqyrës vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në minimumin historik 4 për qind, duke deklaruar se rreziqet për inflacion janë të ulëta.