E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fundjava me reshje, policia apel drejtuesve të mjeteve: Bëni kujdes në lëvizje

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Policia e Shtetit njofton se ka rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore.

Sipas Policisë, firmat kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës, si dhe për pastrimin nga rënia e inerteve në zonat me intensitet të lartë të reshjeve të shiut, ndërsa deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

“Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”, njofton Policia.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›