E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundjavat sjellin lëvizje në Morin, shqiptarët e Kosovës vijojnë udhëtimet edhe pas përfundimit të sezonit veror

Edhe pse jemi thuajse në fund të shtatorit dhe sezoni veror i pushimeve ka përfunduar, fluksi i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë vijon edhe gjatë fundjavave por më i paktë. Në pikën kufitare të Morinit, shumë prej tyre shfrytëzojnë ditët e pushimit për të kaluar fundjavën në Shqipëri, ndërsa thonë se këtë vit çmimet kanë qenë të përballueshme.

“Çmimet kanë qenë të pranueshme”, u shpreh një qytetar.

Për disa të tjerë, këto udhëtime nuk lidhen me pushimet, por me vizitat te familjarët. Angazhimet gjatë muajve të verës nuk u kanë krijuar mundësinë të bëjnë pushime, ndaj fundjavat mbeten një mundësi për të kaluar kohë me të afërmit.

Kështu, edhe në ditët e fundit të shtatorit, lëvizjet përmes Morinit vijojnë të mbeten të pranishme, me qytetarë që shfrytëzojnë fundjavat për pushime të shkurtra apo takime me familjarët.

Në 24 orët e fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri mbi 8000 persona dhe rreth 4000 automjete.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›