E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjave e vecante ne TKOB

Fundjava në opera është krejtësisht e vecantë. Artdashësit e operas dhe baletit në ballon e fundvitit nuk janë thjesht spektatorë, por ato janë pjesë e mbrëmjes festive të fundvitit, ku ato do mund të kërcejnë së bashku me profesionistët në një skenë të hapur që është bërë njësh me spektatorin.

Programi i këtij viti ka një specifikë të veçantë dhe vjen në një skenografi ndryshe.

Si kurrë ndonjëherë pjesëmarrësit do kenë një kod veshje klasike të përshtatshëm për sallonet mondane, siç është edhe balloja e kërkon. Të pranishmit kanë përqafuar menjëhereë idenë e organizatorëve për të vallëzuar valset e Shtrausit, Vivaldit, pasi biletat janë shitur të gjitha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›