Fuqite perendimore perjashtojne diplomatet siriane

Disa fuqi të mëdha perëndimore lajmëruan për përjashtimin e diplomatëve sirianë nga vendi, në formë proteste ndaj vrasjes së 108 personave në krahinën e Hulës, një javë më pare.
Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Kanadaja dhe Australia lajmëruan shpalljen “non grata” të ambasadorëve sirianë dhe diplomatëve të tjerë të lartë, të cilët duhet të largohen nga misionet e tyre brenda disa ditësh.
Pas Francës, Gjermanisë, Italisë, Australisë dhe Kanadasë edhe Shtetet e Bashkuara vendosën dëbimin e të ngarkuarit më punë të Sirisë në Uashington. Njoftimi i dëbimit të tij, u bë nga vetë Departamenti i Shtetit nëpërmjet një deklarate për mediat. SiriaAnan dënon masakrën në Hula Annan në Siri: Fund dhunësRusia: Masakra në Siri, edhe rebelët fajtorë
Këshilli Kombëtar Sirian, organizmi drejtues i opozitës së bashkuar vendase kundër presidentit Bashar al-Assad, përshëndeti vendimin e vendeve të Bashkimit Europian, Australisë dhe Kanadasë për dëbimin e ambasadorëve të Damaskut.
“Këshilli mbështet plotësisht vendimin për dëbimin e ambasadorëve të Sirisë dhe i kërkon Kombeve të Bashkuara miratimin e një rezolute që autorizon përdorimin e forcës ndërkombëtare për të ndalur gjakderdhjen dhe vrasjet në radhët e civilëve”, thuhet në deklaratën e Këshillit opozitar sirian.
Shumica e viktimave të masakrës së Hulës, ku përfshiheshin shumë gra dhe fëmijë, ishin ekzekutuar gjakftohtësisht.
Sipas banorëve, trupat paraushtarake të qeverisë hynë nëpër banesa duke qëlluar pa dallim ndaj çdo personi që ndodhej brenda.
Megjithatë, rrethanat e masakrës mbeten ende të paqarta, ndërsa ka spekulime se në të ishin të përfshirë edhe forcat kryengritëse.
Në një deklaratë të Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ditën e hënë, u fajësuan të dyja palët për këtë ngjarje tronditëse.
Ndërkohë, ndërmjetësi i OKB-së për paqen, Kofi Annan, i cili ndodhet në Damask për bisedime, u takua me presidentin Bashar al-Assad, në praninë e të cilit dënoi me tonet më të ashpra ngjarjen e ndodhur.
Në 14 muaj revolta civile në Siri, më shumë se 10 mijë civilë kanë humbur jetën.