E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furtunë ndaj mjekëve për vdekjen e 7- vjeçares (VIDEO)

tavuaAvokati i Popullit shkon në familjen e vogëlushes dhe premton se do merret me këtë çështje

Vdekja e 7-vjeçares Arsela Vladi nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, ka sjellë pezullimin e shefes së Shërbimit të Laboratorit, Etleva Myshketa dhe shefit të Shërbimit të Pediatrisë Ira Lilaj në spitalin e qytetit bregdetar.

Vogëlushja ndërroi jetë në QSUT, pasi ishte sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore nga spitali i Durrësit nga diabeti akut. Kjo pasi familjarët akuzojnë mjeket për neglizhence në mjekim. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka deklaruar se do të hetohet mbi ngjarjen në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë, vetë zv. ministri i shëndetësisë, Pellumb Pipero ka shkuar në spitalin e Durrësit për të parë nga afër situatën dhe ka deklaruar se kishte parregullsi në kartelën e vajzës. Ndërkohë, Urdhri i Mjekut ka reaguar duke kërkuar hetime. Vajza 7-vjeçare është varrosur në mesdite në Xhafzotaj nga familjarët e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›