E Diel, 1 Nëntor 2026

Fusha e re e “Air Albania” drejt fazës finale, impianti gati në shtator

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Fusha e re e stadiumit “Air Albania” po hyn në fazën finale të përgatitjeve, ndërsa punimet për konsolidimin e sipërfaqes së lojës po vijojnë me ritme të mira.

Pas mbjelljes së barit natyral, specialistët po kryejnë punimet e mirëmbajtjes së përditshme, që përfshijnë kositjen dhe mbledhjen e barit, ujitjen, si dhe monitorimin e vazhdueshëm të sipërfaqes, me synim arritjen e parametrave optimalë për zhvillimin e ndeshjeve.

Njëkohësisht, vijon edhe përdorimi i llampave speciale për ndriçimin e fushës, një proces që ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e barit natyral dhe në garantimin e kushteve të përshtatshme të terrenit.

Punimet dhe procesi i mirëmbajtjes do të vijojnë gjatë javëve të ardhshme, ndërsa stadiumi synohet të jetë plotësisht gati gjatë muajit shtator.

Fusha e re përbën një tjetër investim të Federatës Shqiptare të Futbollit në modernizimin e infrastrukturës sportive, në kuadër edhe të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21, që Shqipëria do të presë në vitin 2027. /j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›