Fushaj: Jemi të pastërPresidenti i Vllaznisë: “Trukimet? Nuk ka asnjë shkak për të qenë të vërtëta. Jemi të pastër"

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, në reagimin e tij pas publikimit nga UEFA të klubit shkodran në listën e gjashtë ekipeve që kanë fiksuar rezultatet e ndeshjeve.
“Lajmin e mora vesh nga mediat. Është diçka e habitshme. Jemi të qetë për të pritur vendimin. Jemi të pastër. Kemi qenë gjithmonë kështu”, - deklaroi Fushaj gjatë një prononcimi telefonik për televizionin “Neës 24”.
Përsa i përket humbjes 5-0 me Rapidin e Vjenës, ndeshje që figuron në listën e dyshuar, Fushaj sqaroi: “Për shkak edhe të dëmtimeve e mungesave kemi luajtur me lojtarë 17-19-vjeçarë. Ekipi u munda të bëjë më të mirën. Përsa u përket dyshimeve nuk kemi lidhje. Edhe Rapidi i Vjenës humbi 5-1 me Hapoel Tel Aviv në Izrael dhe 3-0 në Vjenë”.
Në lidhje me një ndonjë penalizm të mundshëm, nëse dyshimet për shitje ndehsjesh vërtetohe, Fushaj ripërsëriti: “Nuk ka asnjë shkak për të qenë të vërtëta. Jemi të pastër. Delegati i UEFA-s ka bërë raporte pozitive. Nuk kemi pse të shqetësohemi”.
Numri i klikimeve - 6486
E Merkure, 25 Nentor 2009