Fushata, Berisha: Slogani ynë, Ju jeni të parët
TIRANË- Duke pasur në qendër të programit të fushatës, qytetarin me shqetësimet e tij, kudo ku ndodhet, kreu i qeverisë, Sali Berisha ka bërë publik sot sloganin e fushatës per zgjedhjet vendore te 8 majit. Ju jeni të parët, sipas Berishës është slogani më i pëlqyer pas një testimi të gjerë mes qytetarëve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka njoftuar se shumë shpejt do të konkludohet edhe për himnet e fushatës, që duhet të jenë sipas tij po aq popullor sa edhe ai në fushatën e fundit.
Diskutimet janë përpjekje po bëjmë të shumta për të zgjedhur edhe himnin më të bukur ndërkombëtar. Slogani ynë Ju jeni të parët, i përshtatet tërësisht shpirtit të programit tonë qytetar- ka thënë Berisha, duke nenvizuar se do te kete dy himne, por pa dhene te tjera detaje.