Fushata/ “Më 11 maj takohemi me historinë”, Berisha në Dibër: Do sjellim ndryshimin!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral ë Dibër.
Berisha falënderoi qytetarët për mbështetjen, duke thënë se më 11 maj qytetarët do të përfaqësohen denjësisht.
Ai gjithashtu theksoi se shqiptarët në këto vite nuk kanë pasur mbështetje, por janë lënë në harresë. Më tej tha se kryeministri Edi Rama sipas tij përdori varfërinë për të boshatisur Dibrën.
“U mblodhëm sonte në këtë miting, me mesazhin e ndarje më 11 maj nga një e keqe e madhe që kaploi DIbrën dhe mbarë Shqipërinë. U bënë shqiptarëve të këqijat më të mëdha që kanë njohur në historinë e tyre. Çdo dibrane e çdo dibran më 11 maj takohet me historinë. Më 11 maj merr vendimin e tij solemn, për të ndarë Shqipërinë nga diktatura e krimit, drogës dhe mjerimit të shqiptarëve. Për të ndalur kombin nga një rrokullisje që se ka njohur shekuj me radhë”, tha ndër të tjera Berisha.