E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata “Miku i librit” rikthehet me shkrimtarin Vath Koreshi

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Fillimi i këtij tetori shënoi rikthimin e fushatës “Miku i librit”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Aktiviteti i parë i kësaj fushate u zhvillua në shkollën “Ismail Qemali”, me një diskutim për shkrimtarin Vath Koreshi, një ndër emrat e rëndësishëm të letrave shqipe, i cili përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes së tij. Kjo fushatë përkon edhe me “Tetorin e Librit”, muaj gjatë të cilit shtohen aktivitetet dedikuar librit.

Libri i përzgjedhur për këtë aktivitet, nga krijimtaria e Vath Koreshit, ishte “Konomea”, të cilin një pjesë e mirë e nxënësve e kishin lexuar. Kjo e ktheu në bashkëbisedim takimin me studiuesen Dhurata Shehri, e cila e bëri bisedën më interesante dhe pyetjet për të vijuan edhe pas përfundimit të takimit, jashtë sallës së teatrit të shkollës.

Interesant ishte fakti që leximi i librit të Vath Koreshit u kishte nxitur nxënësve kureshtjen për të lexuar libra të tjerë nga autori, por edhe nga letërsia bashkëkohore shqipe.

1 nga 4

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›