E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Qeveria fut pa konkurs120 pedagogë tek Mjekësia

TIRANE - Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në vend, qeveria shkel ligjin e arsimit të lartë duke punësuar 120 pedagogë në Universitetin e Mjekësisë, pa konkurs. .A1 Report zbulon vendimin nr 410 të datës 18 prill 2013 me të cilën shmanget punësimi me konkurs dhe qeveria kalon personelin e Qendrës Spitalore Universitare në pjesë akademike të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Në shtesën që i është bërë vendimit numër 8 të 23 janarit të këtij viti, "për krijimin e Universitetit të Mjekësisë", qeveria e kryeministrit Berisha ka dalë në kundërshti të plotë me ligjin e arsimit të lartë i cili përcakton zgjedhjen e pedagogëve përmes konkursit. Në këtë rast qeveria ka përcaktuar disa kritere të përgjithshme të cilat sipas saj mjaftojnë për të punësuar një pedagog në Universitetin e Mjekësisë. (Foto)

(Foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave)

Redaksia online
(gre.m/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›