Fushata e Obames ne Facebook

Kampi i Obamës po shfrytëzon cdo mundësi për afrimin e Presidentit me votuesit përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, dhe pas asaj që u konsiderua si disfatë në debatin e parë televiziv me rivalin Mitt Romney.
Obama ka pasur një dallgë të vërtetë “pëlqimesh” në Facebook, falë një fushatë të mirëkoordinuar të medias sociale.
Ekipi i tij ka paguar që “lajme të sponsorizuara” të shfaqen në njoftimet e disa përdoruesve, pavarësisht nëse ata kanë pranuar t`i marrin apo jo.
Faqja e Presidentit shënoi një milionë “pëlqime” në një ditë të vetme, krahasuar me 30.000 në ditë që kishte marrë javët e mëparshme.
Disa vëzhgues megjithatë druhen Zgjedhjet ne SHBANëna e marinsit të vrarë akuzon Romneyn Romney: Obama dështoi në politikën e jashtme SHBA, rekord financimesh për Obamën se një qasje e tillë mund t`i shqetësojë votuesit e ndoshta dhe t`i bëjë të ndërrojnë mendje. Ky zhvillim vjen në një kohë kur si shefi i Shtëpisë së Bardhë, ashtu edhe kandidati republikan po i shtojnë përpjekjet e tyre për shtrirje në median sociale.
Kundërshtarët kanë që të dy një prezencë të rëndësishme në komunitetet dixhitale, përfshirë ndërhyrjen në shërbimin muzikor Spotify, rrjetin e përhapjes së imazheve, Pinterest si dhe Instagramin, ku Romney ka qënë mjaft i zënë së fundi duke postuar foto të tij në shtëpi me familjen.