E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e PDK mberrin ne Gjakove. Thaci premtime per invalidet e luftes

Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar ne nje tubim elektoral ne qytetin e Gjakoves se qe nga janari i vitit 2011 te gjitha familjet e deshmoreve dhe invalideve te luftes do te kene te ardhura me te larta per 50 per qind.

Para qytetareve te mbledhur ne sallen Shani Nushi Thaci ka perseritur premtimin e tij per liberalizimin e vizave brenda 15 muajve te ardhshem.

Ne tre vitet e kaluara kemi bere investime te fuqishme qe do te krijojme vende te reja pune dhe do vazhdojme edhe ne te ardhmen. Do te angazhohemi per mireqenien sociale duke iu rritur pagat mesimdhenesve pensionisteve policeve zjarrfikesve dhe gjitha kategorive te qytetareve te Kosoves per nje mireqenie me te mire sociale tha Thaci.
Thaci tha se PDK do te shenoi fitore te thelle me 12 dhjetor sepse ka vizion per Kosoven dhe per Gjakoven dhe se eshte parti e shpreses.

Mos harroni se pari Kosova dilni dhe votoni numrin 49 votoni partine e shpresave partine e zemrave tuaja partine fituese te zgjedhjeve tha Thaci.

Thaci u premtoi gjakovareve se ka vendosur qe nga nje tetori 2011 Gjakova ta kete Universitetin Publik me emrin e figures se shquar Fehmi Agani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›