Fushata, e djathta: Punuam me perkushtim

“Ne 8 vjet e meperkemben, e nenvleresuan dhe pastaj e vodhen me te gjitha taksat qe u moren. Kur rruga filloi, ata filluan te hedhin vrere e balte pa fund. Por kjo rruge sot eshte reale dhe e ka bere Sali Berisha”, ka deklaruar Topalli.
Nderkohe, aleati i PD, kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar ne Shkoder, gjate nje takimi me anetaret e partise qe drejton se do te vazhdoje te perfaqesoje interesat e te gjitha familjeve shqiptare.
“Eshte nje angazhim e perkushtim karshi shqiptareve e femijeve tane, me kete deshire e pergjegjesi qe punuam keto 4 vite. Punuam shkolla cdo jave, cdo muaj e cdo vit”, ka deklaruar Mediu.
Ndersa aleati tjeter Lufter Xhuveli, gjate kongresit te peste te Partise Agrare Ambientaliste deklaroi se arritjet e qeverisjes aktuale nuk jane te rastesishme.
“Shqiperia eshte nje vend qe po zhvillohet perdite, si asnjehere me pare. Per kete ne kerkojme nje mandat te dyte qeverises”, eshte shprehur Xhuveli.