Fushata e pyllëzimeve – Bashkia e Tropojës mbjell 3 mijë fidanë

Përgjatë rrugës kryesore Cërrnicë – Bajram Curri, Bashkia e Tropojës ka hapur gropat dhe ka nisur mbjelljen e fidanëve me plep dhe bli.
Për bashkinë e Tropojës kjo është periudha e përmirësimit të sipërfaqeve pyjore dhe shënon aktivitetet për muajin dhjetor, që konsiderohet si “muaji i pyjeve”.
Fatbardh Metaliaj, drejtor i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Tropojës, thotë se do të mbillen rreth 3 mijë fidanëve jo vetëm përgjatë rrugëve kryesore, por edhe në zona të dëmtuara nga erozioni apo zjarret në pyje.
Drejtori i Shërbimit Pyjor e cilëson situatën aktuale e pyjeve pozitive, me ulje të dëmeve nga zjarret dhe ndërhyrjet njerëzore, si dhe me shtim të sipërfaqeve pyjore në disa fshatra.
Bashkia e Tropojës ka një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore e renditur ndër të parat bashki në shkallë vendi.
Gazetare: Nermin Spahiu
/rtsh.al/