E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata ne Tirane PS dhe PD akuzojne njera- tjetren

Partia Socialiste akuzoi sot kandidatin e PD-se per Tiranen Lulzim Basha si njeriu qe do te mbahet mend per korrupsionin me te madh ne historine e ketij vendi ndersa PD reagoi me sulme dhe akuza ndaj kandidatit socialist Edi Rama.

Kandidatja e njesise numer 1 ne Tirane njeheresh anetare e kryesise se PS-se Lindita Nikolla tha se kandidati i PD-se per Tiranen eshte thjesht nje miniSali i cili nuk mund te ofroje me shume sesa shefi i tij.

Luli do te mbahet mend per korrupsionin me te madh ne historine e Shqiperise vjedhjen e mbi 200 milione Euro ne projektet rrugore pa projekt si njeriu qe tradhtoi kombin duke shitur detin dhe me e rendesishmja si ekzekutori qe pushkatoi 4 shqiptare te pafajshem dhe pergjaku Tiranen- tha Nikolla

Nderkohe Partia Demokratike reagoi nepermjet kreut te listes per Keshillin Bashkiak te Tiranes Jorida Tabaku e cila akuzoi kandidatin e PS-se Edi Rama si nje person qe e ka mendjen tek lufta politike dhe jo ne zgjidhjen e problemeve.

Kjo politike e deshperuar e perbaltjes nuk krijon asnje vend te ri pune nuk ul taksat nuk shton asnje rruge te re nuk ul cmimet nuk nderton as edhe nje shkolle te vetme nuk zgjidh kolapsin e trafikut nuk e ben qytetin me pak te ndotur - tha Tabaku
Sipas saj Basha eshte krejt ndryshe pasi cdo dite eshte mes qytetareve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›