E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushate industrializimi ne BE

Komisioni Europian lajmëroi ditën e mërkurë për planet e tij për të nisur një fushatë të re industrializimi të Europës, në mënyrë që industria të rritet deri në 20% të volumit të përgjithshëm ekonomik deri në vitin 2020.

Ekonomia e BE-së aktualisht mbizotërohet nga shërbimet, me industrinë që përbën vetëm 16% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të 27 anëtarëve.

Sipas Komisionit, vendet e BE-së kanë nevojë për të rikthyer zhvillimin në këtë sektor më shumë se kurrë, në mënyrë që t’i jepet një impuls të ri punësimit.

Gjatë dekadave të shkuara, kompanitë e mëdha europiane janë zgjeruar vazhdimisht drejt vendeve në zhvillim apo të botës së tretë, në përpjekje për të zvogëluar Kriza FinanciareKryqi i Kuq, apel ndihme për spanjollëtFMN: Rimëkëmbja globale e ngadaltë Eurozonë, formohet “fondi i emergjencës” kosttot e tyre të prodhimit.

Megjithatë, kjo tendencë ka krijuar tashmë një situatë problematike, me papunësinë që ka arritur një nivel rekord në disa prej vendeve të BE-së.

Gjithashtu, një prej sektorëve që Brukseli shpreson të zhvillojë është teknologjia e riciklimit, ku ndonëse Europa është tashmë lider botëror, vlerësohet se ka ende edhe shumë vend për përmirësim. Kriza Financiare
Kryqi i Kuq, apel ndihme për spanjollët
FMN: Rimëkëmbja globale e ngadaltë
Eurozonë, formohet “fondi i emergjencës”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›