E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Bulqizë, 10 vjeçari var veten duke imituar filmat

(E PERDITESUAR)- Një i mitur është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë Bulqizë, ku fëmija 10-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur i pajetë poshtë një peme nga familjarët ndërsa dyshohet se ai është vetëvarur.

Menjëherë familjarët kanë njoftuar policinë e cila ka bërë kqyrjen e viktimës dhe më pas trupi i pajetë i fëmijës është dërguar në morg ku do t`i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Policia tha se fëmija po luante, ndërkohë që kanë tentuar të improvizojnë me litar skenat e një filmi, kur ka ndodhur edhe ngjarja tragjike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›