E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fushë Krujë\ Arrestohet 60-vjeçari, iu gjetën mbi 80 bimë kanabis në një parcelë

Iu gjetën mbi 80 bimë kanabis në një parcelë, arrestohet 60-vjeçari në Fushë Krujë

Një 60-vjeçar është arrestua nga policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plant 4”. Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur “Fusha e Mejdanit”, është konstatuar një parcelë me 4 ambiente të përshtatura për kultivim, ku u gjetën 80 bimë kanabis, të kultivuara nga 60-vjeçari. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›