Fushe Kruje, grabiten me arme 3 turiste ceke

Nje grabitje me arme zjarri eshte regjistruar mengjesin e sotem ne aksin Fushe Kruje-Lac, ku nje grup personash te armatosur kane sulmuar nje grup turistesh te huaj.
Lajmin e bejne te ditur burime policore, sipas te cilave viktima te grabitjes kane qene tre shtetas ceke, te cileve u jane marre te gjitha parate qe kishin me vete.
Burimet shtojne se uniformat blu, pasi kane marre denoncimin e turisteve te huaj, kane nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e autoreve.