E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, plagosen me armë babë e bir

Babë e bir janë plagosur me armë në rrethana ende të paqarta praditen e sotme në Fushë Krujë.

Sipas informacioneve më të fundit është plagosur shtetasi Dervish Mana dhe djali i tij, identiteti i i të cilit nuk është bërë i ditur por ende nuk jepen detaje për ngjarjen.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.
 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›