E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Mamurras, burri vret nënën e dy fëmijëve për motive xhelozie

MAMURRAS- Krimi në familje godet sërish. Këtë herë viktimë është një 37-vjecare nga Fushë-Mamurrasi, e cila ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me mjete të forta nga bashkëshorti saj. Ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e tyre, ku pas një sherri për motive xhelozie, situata ka degraduar në përdorimin e dhunës.

42-vjecari Marjan Lleshi, i cili është arrestuar e ka goditur bashkëshorten e tij, nënë e dy fëmijëve me mjete të forta duke i shkaktuar vdekjen. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, në momentin e vrasjes dy fëmijët e ciftit nuk ndodheshin në banesë. Kanë qenë fqinjët ata qe kane njoftuar policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet e mëtejshme për ngjarjen.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›