E Diel, 1 Nëntor 2026

Fustanet e Aferdita Paqaradës në ‘Cannes Film Festival’

Moda në Kosovë ka shënuar progres dhe kreatorët tanë përveç në Kosovë dhe Shqipëri, po janë të pranishëm edhe jashtë kufijve me kreacionet e tyre.

Dy ditë më parë, në Francë u mbajt festivali ‘Cannes Film Festival’ dhe të pranishëm ishin shumë fytyra të njohura të shobizzit shqiptar si dhe mediet nga Kosova e Shqipëria që përcollën për së afërmi këtë festival prestigjioz.

Gazetarja e RTK-se Mirjeta Baraliu u paraqit në këtë festival me një fustan të brendit, “Aphrodite couture” te dizajnuara nga Aferdita Paqarada.

Ndërkaq, pjesë e festivalit për herë të dytë ishte edhe Qendra Kinematografike e Kosovës me pavijonine saj në mesin e 109 shteteve dhe 11,409 pjesëmarrësve nga e gjithë bota./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›