E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Futboll – Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, përcaktohen çiftet

TIRANË, 7 mars /ATSH/ U hodh këtë të premte shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025. Katër skuadrat që kanë siguruar një vend në këtë fazë janë Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City.

Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm drejtori i departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste: Vllaznia – Dinamo City dhe Partizani– Egnatia.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj.

Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia- Dinamo City (2 prill)/ Dinamo City – Vllaznia (23 prill)
Egnatia – Partizani (2 prill )/ Partizani – Egnatia (23 prill)

/r.e//a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›